Një mundësi më shumë për Brojën të qëndrojë te Chelsea, Juventus kërkon sulmuesin e Bluve

Duket se Armando Broja do të vazhdojë të jetë një futbollist i Çelsit për sezonin e ardhshëm.

Siç raportojnë mediat angleze, Juventus është vënë në kërkim të “dështimit” të londinezëve, Timo Werner.

Sulmuesi gjerman nuk i ka përmbushur pritshmëritë me “Blutë, kështu Thomas Tuchel kërkon që ta largojë nga skuadra pasi nuk është më në planet e tij.

Trajneri gjerman prej kohësh është shprehur se nuk kërkon një qendërsulmues në skuadër dhe me largimin e Werner, i vetmi që do të ketë në këtë pozicion do të jetë Armando Broja, për të cilin duket se do të ketë hapësira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *