Kai Havertz pësoi një thyerje të gishtit, në momentin e golit të realizuar kundër Tottenham Hotspur.
Gjermani i dha avantazhin “Bluve” në minutën e pestë të takimit në “Stamford Bridge” në kuadër të gjysmëfinales së EFL Cup, shkruan Demokracia.com.
Marcos Alonso e shërbeu atë, teksa mesfushori gjerman u tregua i saktë nga afërsia.
Bashkëlojtarët e tjerë iu hodhën gjermanit për të festuar golin, por ai vetë nuk ishte në gjendje të festonte.
Ai ishte në siklet dhe u pa duke e shtrënguar dorën pasi pati një përplasje me portierin, Hugo Lloris, përplasje në të cilën gjermani e theu gishtin e vogël të dorës së djathtë.
Me gisht të thyer, Havertz luajti nga minuta e pestë deri kur u mbyll pjesa e parë e ndeshjes, ndërsa menjëherë në pjesën e dytë vendin e tij e zuri Timo Werner.
Ndryshe, Chelsea në fund triumfoi 2-0 duke e fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale me “Spurs”.