Skuadra e Barcelonës është mbledhur për të mbajtur seancën e radhës stërvitore.
Në seancën e sotme stërvitore që ka kryer Barcelona është parë mungesa e sulmuesit Antoine Griezmann, raporton lajmi.net.
Akoma nuk dihet zyrtarisht pse mungon francezi, por thuhet se është për arsye personale.
Fëmijët e lojtarit festojnë ditëlindjen sot dhe kjo është njëra ndër arsyet pse ai mungoi.
Në anën tjetër, lajm i mirë për klubin Katalunas është rikthimi i Gerard Pique në stërvitje, i cili po lufton për të qenë i gatshëm për El Clasico.
Real Madrid do të mirëpret Barcelonën në stadiumin “Alfredo di Stefano” më 10 prill nga ora 21:00.