Feronikeli 74 ka shënuar fitore ndaj Prishtinës së Re me rezultat 1-0 në ndeshjen e barazhit për një vend në Superligën e Kosovës.
Pas një pjesë të parë të fortë, ku kishte edhe dy momente kontestuese për të dy skuadrat që kërkonin penallti, por gjyqtari Visar Kastrati nuk ishte i të njëjtit mendim.
Edhe pse tentuan të dy skuadrat, nuk arritën të shënonin gol.
Në pjesën e dytë, Feronikeli 74 ishte më i organizuar dhe pak pa u mbyllur koha e rregullt, Alban Shillova arriti të shënojë për 1-0.
Por pas shikimit të VAR për më shumë se pesë minuta, goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Foernikeli 74 nuk u dorëzua dhe sërish gjeti golin, me të njëjtin lojtar, Alban Shillovën për të kaluar në epërsi prej 1-0.
Deri në fund nuk kishe më gola dhe Feronikeli 74 arriti të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, Ndërsa Prishtina e Re do të kthehet në Ligën e Parë.