Një gol, dy shtylla të qëlluara e shumë raste – mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Francë – Maroko

Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së dytë në Kupën e Botës midis Francës dhe Marokut.

Kombëtarja e Francës ka shkuar në pushim me avantazh 1:0 ndaj Marokut në “Al Bayt Stadium”.

Francezët kaluan herët në epërsi me golin e minutës së pestë të realizuar nga mbrojtësi i krahut, Theo Hernandez.

Franca pati mundësi të artë edhe në minutën e 17-të kur Giroud goditi shtyllën.

Maroku tentoi përmes disa rasteve, një nga të cilat vlen të veçohet është gjuajtja akrobatike e El Yamiq e cila përfundoi në shtyllë.

Fituesi i kësaj sfide luan në finalen e madhe të 18 dhjetorit me Argjentinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *