Nisin punimet në stadiumin “Adem Jashari”

Kanë nisur punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari”, në Mitrovicë.

Njoftimi është bërë nga ana e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, e cila ka bërë të ditur gjithashtu se shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar si dhe kontrata me operatorin është zgjatur së bashku edhe me buxhetin tashmë të siguruar.

Stadiumi do të jetë i kategorisë 4 sipas standardeve të UEFA-s dhe do të përmbush të gjitha kushtet për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *