Matthijs de Ligt karrierën mund ta vazhdojë në Bundesligë.
“Sky Sport Germany” ka raportuar se Bayern Munichi dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin holandez.
Por, sipas mediumit gjerman, edhe dëshira e lojtarit është për t’u transferuar në “Allianz Arena”.
Drejtori sportiv i klubit gjerman, Hasan Salihamidzic, thuhet se është duke punuar rreth këtij transferimi. Negociatat mes palëve tashmë janë duke vazhduar.
Problemi i vetëm thuhet se është çmimi i lartë i kërkuar nga Juventusi për shitjen e de Ligtit.
22-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh, teksa “Zonja e Vjetër” besohet se do të hapte bisedimet edhe për çmimin prej 80 milionëve.
Ndërkohë, për Bayernin shihet si pengesë e madhe për të ofruar mbi 60 milionë euro, sidomos nëse nuk shet ndonjë lojtarë.
Matthijs de Ligt, kohë më parë ia ka bërë të qartë Juventusit se e dëshiron largimin. Ai ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Për ish-mbrojtësin e Ajaxit interesim serioz ka shprehur edhe Chelsea.