Nis me vonesë ndeshja mes Chelseat dhe Dortmundit në Ligën e Kampionëve

Chelsea dhe Borussia Dortmundi do të zhvillojnë sonte ndeshjen e dytë apo të kthimit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge”.

Ndeshja ishte e paraparë të fillonte në ora 21:00, por kështu nuk ka ndodhur.

Sipas njoftimit zyrtar nga UEFA, fillimi i ndeshjes u shty për dhjetë minuta për shkak të vonesës së njërës skuadër për të mbërritur në stadium.

“Për shkak të ardhjes me vonesë të njërës prej skuadrave, ndeshja është shtyrë me dhjetë minuta dhe tani do të fillojë në orën 21:10”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në “Signal Iduna Park” ishte fituar nga gjermanët me rezultatin minimal, 1:0.

Fituesi i kësaj përballje do të sigurojë kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *