Furyt iu morën titujt që sot i mban Joshua, për shkak të vështirësive me depresionin dhe pezullimit për përdorim të dopingut, të cilët i kishte fituar më 2015 pas triumfit mbresëlënës kundër Wladimir Klitschko.
Por që prej atëherë, Gypsy King ia ka dalë të rikthehet në maje të sportit të boksit.
Fury e rrahu Deontay Wilderin ne nokaut në rundin e shtatë javën e kaluar, por amerikani e ka aktivizuar klauzolën për një trilogji e cila do të ndodhë në korrik.
Kjo nënkupton se meçi unifikues mes Fury dhe Joshua nuk do të ndodhë deri në fund të vitit 2020, edhe pse kampioni i WBC-së e ka ulur rëndësinë e një meçi të tillë dhe nuk e sheh Joshuan si kampion të vërtetë.
I pyetur për një meç me Joshuan për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i botës, Fury tha:
“Unë kam qenë tashmë kampion i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda, kur e mposhta Klitschkon. I pata të gjitha brezat. Prandaj, nëse më pyesni mua Anthony Joshua i mori të mbeturat e mia sepse unë kurrë nuk i kam humbur ata breza. M’u desh t’i liroja titujt për shkak të probleme mentale dhe për t’u përqendruar në veten”, shto ai.