Nis kampi tradicional për gjyqtarët, Ademi: Kënaqësi që në Kosovë presim emra të mëdhenj të drejtësisë në futboll

Sot ka nis Kampi Tradicional që mbahet para fillimit të kampionatit, për referët e futbollit.

Kampi është hapur nga i pari i FFK-së, Agim Ademi i cili ndër të tjera tha se është kënaqesi që në Kosovë vijnë emra të mëdhenj të drejtësisë në futboll siç është në këtë rast instruktori i njohur Alen Snoddy.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Kisha kënaqësinë që sot të bëjë hapjen e kampit tradicional para fillimit të edicionit të ri futbollistik, për referët e futbollit të Kosovës, me pjesëmarrjen e instruktorëve të huaj.

Kënaqësi e veçantë të mirëpresim në Kosovë emrat e shquar të drejtësisë në futbollin botëror: Alan Snoddy – instruktor teknik i FIFA-së; Simon Breivik – instruktor i fitnesit i FIFA-së dhe trajner i fitnesit të gjyqtarëve të Premier Ligës Angleze; dhe Alexandru Deaconu – përgjegjës i Konventës për Kosovën në UEFA dhe instruktor teknik i UEFA-së. Gjatë kampit 4-ditor, referët elitarë dhe të kategorisë së parë do të përfitojnë nga analiza e vendimeve dhe veprimeve të referëve, diskutime rreth rregullave të lojës dhe testime fizike.

Falenderojmë mentorët e dërguar nga FIFA dhe UEFA për mbështetje të çmuar në avancimin e referëve tanë dhe për përkushtimin e tyre në zhvillimin e sektorit të referimit në futbollin e Kosovës. Ky kamp është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit dhe ngritjes së referëve jo vetëm në gjykimin e lojërave por edhe në rritjen e numrit të përfaqësimit të vendit me steme të FIFA-së.

U dëshiroj suksese të gjithëve në këtë kamp, duke garantuar një gjykim të drejtë dhe me integritet të lartë për të gjitha klubet.

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi ⚽️

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *