Feronikeli mposhti Vushtrrinë më rezultat 3 me 1 në takimin e javës së 23-të ne Ipko Superligën e Kosovës.
Feronikeli e nisi mirë takimin dukë shënuar qysh në minutën e 9-të, pas një asistimi të mirë nga Astrit Thaqi më së miri në zonë u gjet Harmon i cili më kokë shënoi në portën e musafirve.
Mevlan Zeka e shtoi epersinë në 2 me 0 në minutën e 16-të.
Pak para përfundimit të pjesës së parë Vushtrria arriti të ngushtojë epersinë në 2 me 1.
E fitoren e Feronikelit e vulosi Lapidar Lladrovci në minutën e 71-të të ndeshjes, me një supergol, e rriti epersinë dhe këtë gol ia ka dedikuar Përparim Islamit, i cili sot u bë operacion pasi në mesjavë e këputi ligamentin.