Ngjarje e pazakontë në Angli, futbollisti i shënon skuadrës së tij me fanellën e kundërshtarëve

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin anglez ku protagonistë janë bërë dy skuadra Bristol City dhe Portsmouthi.

Në një miqësore të luajtur mes të dyja skuadrave ditën e djeshme, skuadra e Portsmouthit ngeli pa lojtarë për shkak të dëmtimeve.

Kështu 30 minutat e fundit futbollisti i Bristolit, Marlee François luajti kundër skuadrës së tij.

Më komikja vjen në minutën e 101 të takimit, ku Marlee realizoi golin e barazimit në dëm të skuadrës së tij teksa ndeshja përfundoi 3-3.

Ngjarja është përhapur me shpejtësi duke krijuar situatë komike në rrejtet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *