Në Spanjë janë të bindur se Sergio Ramos nuk do ta vazhdojë marrëveshjen me Real Madridin dhe si pasojë do të largohet falas nga Bernabeu në fund të këtij sezoni.
Marrëveshja e tanishme e Ramosit me Madridin përfundon në verë dhe gazetari i njohur spanjoll Josep Pedrerol thotë se qendërmbrojtësi spanjoll nuk do ta vazhdojë atë, transmeton GE.
Sipas tij, Ramosi ka vendosur tashmë dhe se vendimi i tij është i pakthyeshëm.
“Sergio Ramos po largohet nga Real Madridi”, tha Pedrerol në emisionin sportiv El Chiringuito.
“Nuk mendoj që ka mundësi që ai të qëndrojë. Nuk ka kthim mbrapa. Këtu i marrë parasysh rrethanat, Madridi nuk do t’i ofrojë më shumë para atij”, shtoi ai.
Pedrerol e kritikoi Ramosin, megjithatë, duke thënë se kapiteni është dashur të pranonte pagë më të ulët për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Sa keq. Mendoj se Ramosi po gabon këtu.”