Nga Smakiqi te Kovacevic: Ky është formacioni më i shtrenjtë në Superligën e Kosovës

Sezoni 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll pritet të jetë një nga sezonet më interesante ndonjëherë, bazuar në përforcimet e skuadrave dhe synimet e tyre, shkruan Gazeta Metro.

Superliga e Kosovës për këtë sezon ka aplikuar sistemin me dhjetë skuadra nga 12 sa ishin në sezonin e kaluar, duke e bërë garën për titull, për dalje në Europë dhe mbijetesë edhe më interesante.

Sezoni i ri filloi në fundjavën që lam pas, teksa ndeshjet e javës së dytë janë në program për t’u zhvilluar nesër dhe pasnesër (më 22 dhe 23 shtator), ku gjithashtu na presin ndeshje mjaft interesante.

Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve, ‘Transfermarkt’, ka publikuar 11-shen më të shtrenjtë në Superligën e Kosovës për këtë sezon.

11-shja me futbollistët më të vlefshëm është kjo: Smakiqi; Brdarovksi, Gjoni, Cuculi, Mici; Lilaj, Hila, Progni, Korenica, Baftiu dhe Kovacevic.

Ky formacion kap shifrën prej 3 milionë e 400 mijë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *