Sampdoria, Bologna, Torino, Napoli, Roma, Crotone, Inter, Verona, Fiorentina, Cagliari, Lazio, Juventus, Sassuolo, Atalanta. 14 ndeshje, 14 humbje.
Para barazimit me Milanin, atij me gol të Brignoli. Dhe nga këto 14 disfata, të një serie të jashtëzakonshme negative, të regjistruara nga Benevento në pjesën e parë të sezonit 2017-2018, Berat Djimsiti i ka përjetuar 6 në vetën e parë.
Herë të tjera, jo. Sot, pak më shumë se dy vite më vonë, Gjimshiti është titullar i një skuadre që ëndërron gjysmëfinalen e Champions-it. Si startues absolut, shqiptari dhe të tijtë janë të aftë të befasojë tërë Europën.
Në të majtën e qendrës së mbrojtjes të Atalantës ndodhet ai, shqiptari me pasaportë zvicerane, i cili ka treguar se meriton një vend në skuadrën e Gasperini.
Gjimshiti ishte në fushë të gjitha 90 minutat e natës historike në Valencia. Ajo transfertë e dërgoi Atalantën në elitën e tetë më të mirëve në Europë. Dhe ai bëri mirë, përkundër tre golave, plotësisht të parëndësishëm për qëllime të kualifikimit, i korrigjuar nga lojtarët e tjerë bergamaskë në “Mestalla”.
Mbi të gjitha, Gjimshiti tashmë e kishte bërë të qartë sezonin e kaluar se ai ishte një mbrojtës jashtëzakonisht i besueshëm. Sidoqoftë, pa pretenduar minuta më shumë, ai kishte luajtur 24 ndeshje në kampionat, qoftë si titullar, qoftë si zëvendësues. Jo pak. Përkundrazi.
Sapo ishte kthyer nga huazimi te Benevento. Një vit pozitiv për të, i aktivizuar vazhdimisht, për herë të parë, në Serie A, por jo nga ekipi bergamask. Ai kaloi nëpër duart e dy trajnerëve (së pari Baroni, pastaj De Zerbi), por skuadra ku ishte huazuar grumbulloi vetëm 21 pikë në 38 javë kampionati; 15 më pak se SPAL, i katërti nga fundi. Dhe një kthim i pashmangshëm dhe i shpejtë në Serie B, një kategori që këtë vit Benevento e ka mbizotëruar deri në fund.
Gjimshiti, nga ato 38 ndeshje, luajti 30. Të gjitha si startues, të gjitha në fushë nga fillimi në fund. Nja dy sezone më vonë, gjithçka ndryshoi. Futbolli italian është mjaft garues, por ngritja e Beratit vazhdon pa u ndalur. Dhe tani ëndrra e tij ka një emër të qartë dhe të saktë: Champions!