Jhon Viafara, datëlindja 1978, është tërhequr nga futbolli në 2015-ën pas një karriere të rëndësishme.
Në 2004-ën ka qenë protagonist në Kupën Libertadores të fituar nga Once Caldas dhe më pas ka luajtur në Premier League me fanellat e Southampton dhe Portsmouth, dhe në La Liga me Real Sociedad, përveçse ka zbritur në fushë 35 herë me fanellën e Kolumbisë.
Dhe tani, siç ka bërë të ditur The Sun, është dënuar me 11 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Ka qenë një gjykatë e Teksasit që e ka shpallur fajtor pasi vitin e kaluar Viafara është ekstraduar në SHBA me kërkesë të qeverisë amerikane.
Mbi të rëndonte akuza e importimit të kokainë në vend, nëpërmjet barkave dhe aeroplanëve për turizëm. Një biznes i bazuar në Medellin dhe që i ka rrënjët deri në Meksikë. Viafara njihej brenda organizatës kriminale si “El Futbolista”. Por edhe kjo famë nuk i ka shërbyer për të shmangur një dënim shembullor dhe ekstradimin.
Kur në fillimin e 2020-ës është shoqëruar nga autoritetet kolumbiane në avionin që do ta çonte në Teksas, Viafara ka deklaruar:
“Ndaja dhomën e zhveshjes me Messi-n, tani jam në të njëjtën dhomë me njerëz që në vendin tim ka bërë luftë”.