Tifozët më të vjetër do të kujtojnë udhëtimin e Deportivo La Corunas në Champions League në sezonin 2003/2004, skuadër që u ndal në gjysmëfinale ndaj Portos, me portugezët që në fund u shpallën kampion.
Ekipi spanjoll do të mbahet mend edhe për atë eliminim të bujshëm që i shkaktoi Milanit në çerekfinale.
18 vjet pas kësaj arritjeje, klubi historik galician e gjen veten të përfshirë në fundin e futbollit spanjoll, ose në Primera Division RFEF, kategoria e tretë.
Pasi përfundoi sezonin e rregullt në Grupin 1 në vendin e dytë pas Racing Santander të promovuar në Segunda Division, Deportivo mposhti fillimisht Linares 4-0 në gjysmëfinalen e Play-Offit, ndërkohë që në finale ndaj Albacetes me shifrat 1-2.
Deportivo La Coruna duket se është zhytur në një makth të pafund, e nisur me rënien në Segunda Division nga La Liga në 2018 dhe vazhdoi me zbritjen në serinë e tretë dy vjet më vonë.