Chelsea do të përballet me një sërë largimesh të lojtarëve kyç gjatë kësaj vere. Sipas “ESPN”, janë bërë të ditur edhe emrat e 11 lojtarëve, të cilët do të largohen nga “Stemford Bridge”.
Ndër emrat e rëndësishëm janë: Romelu Lukaku, Timo Verner e Antonio Rudiger, që nuk janë të kënaqur me situatën e krijuar në klub së fundi.
Pos tyre, valixhet gati i kanë edhe futbollistë të tjerë, si: Loftus-Chik, Christensen, Kepa, Azpiliqueta, Alonso, Barkli, Pulishic dhe Hudson-Odoi.