Si zakonisht, emri i klubit të Manchester City është i lidhur ngushtësisht në merkato me lojtarët më të vlerësuar në botën e futbolit dhe që mund të ndryshojnë skuadër.
Së fundmi, ishte përfolur për Neymar, mirëpo vetë trajneri Pep Guardiola e mohoi mundësinë për të nënshkruar me brazilianin.
Gjithsesi, për ta larguar tërësisht si opsion sulmuesin nga koka e trajnerit spanjoll, mendon ish-lojtari i Manchester Cityt, Trevor Sinclair i cili thekson se Neymar luan mirë në vetëm 1 nga 4 ndeshje dhe nuk ia vlen të investosh para për të.
“Për mua Neymar nuk ka vazhdimësi, ai luan mirë në vetëm 1 nga 4 ndeshje. E krahasova me Sterling dhe shumë njerëz më sulmuan, por mendoj se një trajner do të zgjidhte Sterling para Neymar. Të paktën Sterling do të luante mirë në 3 nga 4 ndeshje, unë kështu i bëj llogaritë. Edhe Sterling ka pasur ulje e ngritje, por Neymar ka mungesë të theksuar vazhdimësie”, u shpreh Sinclair