Në një intervistë Neymar kishte shpërthyer në lot kur kishte folur për Lionel Messin dhe për ndikim që kishte argjentinasi te Barcelona.
28-vjeçari ishte transferuar te katalunasit në vitin 2013 nga Santosi, duke bërë 123 paraqitje dhe kishte shënuar 68 gola në katër vite qëndrimi në Camp Nou.
Sulmuesi brazilian zbuloi eksperiencën me kapitenin e Barcelonë dhe për ndikim që kishte në karrierën e tij.
“Sinqerisht është e vështirë të flas për Messin, pasi ishte një person shumë i veçantë për mua te Barcelona, e them këtë tek të gjithë”, ka thënë ai për Rede Globo Esporte.
“Në atë moment, mua më duhej një mbështetje e madhe dhe lojtari më i mirë në botë erdhi dhe më dha dorën. Ai më tha: ‘Eja këtu, jam këtu të të ndihmojë’”.
Sipas yllit të Paris Saint-Germain, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i kishte atij që të mos kishte turp dhe nuk duhet të jetë i frikësuar nga askush në klub.
Neymar u largua në drejtim të skuadrës franceze në vitin 2017 për shumën rekorde 222 milionë euro.
Në vitin 2018, Messi kishte thënë se ai do të adhuronte që 28-vjeçari të rikthehej sërish në Camp Nou.
“Mendoj se është disi e komplikuar se si Neymari do të largohej nga PSG”, kishte thënë 32-vjeçari në një intervistë për Marca.
“Ne do të adhuronim nëse ai do të rikthehej sërish këtu dhe të ishte sërish me ne në zhveshtore”.
“Ne jemi shokë. Kemi pasur kohëra të mira së bashku dhe të tjerët jo edhe aq. Por, PSG nuk do ta lëshojë Neymarin që të largohet”, kishte thënë Messi.
https://twitter.com/ESPNFC/status/1100108207614316544/photo/1