PSG nuk arriti të fitojë titullin edhe pse fitoi ndeshjen e fundit ndaj Brestit me rezultat 0:2. Kampioni i ri i Francës është Lille.
Ylli brazilian i PSG, Neymar është bërë viral në rrjetet sociale për penalltinë e humbur në ndeshjen e mbrëmshme.
Pas ndërhyrjes në Angel Di Marian, braziliani mori përsipër përgjegjësinë.
Megjithatë, ai dështoi pasi portieri vendas, Gotje Larsonije e lexoi mirë lëvizjen e Neymarit.
Ishte një prej penalltive më të çuditshme që kemi parë këtë edicion.
Neymar misses a crucial penalty as PSG fight for the title.. pic.twitter.com/4aV6AhIzCY
— The Old Onion Bag (@TheOldOnionBag_) May 23, 2021
PSG-ja kështu dështoi dhe Lille u shpall kampion i Ligës 1 për herë të parë pas një dekade.