Neymar e hedh në gjyq Barcën për të tretën herë

Dashuri dhe urrejtje… Vetëm e tillë mund të përkufizohet marrëdhënia mes Neymar Juniorit dhe Barcelonës.

Nga njëra anë, synimi me çdo kusht për t’u kthyer në “Camp Nou”, nga ana tjetër, mosmarrëveshjet për kontratat, që i kanë përplasur disa herë palët në sallat e gjykatave.

Sikurse njofton “El Mundo Deportivo”, Neymar e ka hedhur sërish në gjyq klubin “baugrana”, duke pretenduar se i detyrohet 6.5 milionë euro, shumë që i është dashur ta paguajë në formë taksash nga kontrata e blerjes së tij nga Santosi në vitin 2013. Thelbi i kërkesës së Neymarit konsiston në faktin taksimi i të ardhurave (nga transferimi) ndryshoi kur u konsideruan si pagë.

Gjithsesi, Barcelona nuk ka ndërmend ta paguajë këtë shumë (6.5 milionë euro) dhe apo të kundërpërgjigjet me një tjetër akuzë në një seri gjyqesh që duket sikur nuk do të kenë fund.

Ky akt i futbollistit brazilian konsiderohet surprizë për faktin e thjeshtë se, verën e kaluar, për disa muaj, tentoi me të gjitha mënyrat që të kthehej te Barcelona, edhe pse PSG kishte kishte paguar plot 222 milionë euro (rekord historik), për ta shkëputur në vitin 2017 nga kampionët e Spanjës.

Kjo është hera e tretë që Neymar hedh në gjyq Barcelonën, duke pretenduar prej klubit që e solli në Europë një shumë totale prej 38.6 milionë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *