Newcastle e City dhurojnë spektakël me shtatë gola të shënuar

Kampioni i ri i Anglisë, Manchester City ka shënuar fitore me rezultat spektakolar ndaj Newcastles.

City i Pep Guardiola që tashmë mendjen e ka të finalja e Ligës së Kampionëve ku do të ndeshet me Chelsea, ka fituar sonte me rezultat 4:3 në udhëtim ndaj Newcastles.

Ferran Torres ishte hero i mbrëmjes me tre gola të shënuara ndërsa një e shënoi Cancelo.

Për vendasit realizuan Krafth, Joelinton e Willock. Pikët në këtë takim nuk kishin shumë vlerë pasi City e ka siguruar titullin derisa Newcastle mbijetesën, dhe kjo bërë që takimi të jetë i hapur dhe të shënohen plotë shtatë gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *