Manchester United, City, Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham pas presionit të madh të tifozëve njoftuan largimin nga Superliga Evropiane.
Neville ka kërkuar nga Perez t’i ndëshkojë me nga 100 milionë euro ngase kontratat ishin të nënshkruara.
“E pabesueshme. Ishin pjesë e saj, nuk u shqetësuan dhe pastaj heqin dorë”.
“Perez ndoshta do t’i ndëshkojë me 100 milionë euro. Shpresoj! Shpresoj që Perez t’i ndëshkojë shumë shkaku që u larguan”.
“Shpresoj që në fund të përfundojnë duke tradhtuar njëra-tjetrën”, deklaroi ai.
Superliga Evropiane zyrtarisht është suspenduar, derisa pritet që në vitet në vijim të formohet sërish me një projekt tjetër.