Nesër miqësorja Shqipëria – Lichtensteini

Kombëtarja e Shqipërisë po i zhvillon përgatitjet e fundit para nisjes së Kampionatit Evropian “EURO 2024”.

Nesër “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë miqësoren kundër Lichtensteinit.Loja do të zhvillohet në Hungari në stadiumin “Haladas SportKomplexum”, me fillim nga ora 20:00.

Kampionati Evropian do të nisë me datën 14 qershor dhe mbahet në Gjermani.

Shqipëria gjendet në grupin B, me kundërshtarë tejet të fortë si: Spanja, Italia dhe Kroacia.Kjo është hera e dytë që kombëtarja shqiptare kualifikohet për një garë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *