Kombëtarja U21 e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ para përballjes me Kombëtaren U21 të Shqipërisë, e cila zhvillohet nesër në orën 19:00 dhe transmetohet në RTK.
Atmosfera në kampin e Dardanëve të rinj është shumë e mirë dhe dueli i nesërm pritet me optimizëm të madh për sukses.
Përzgjedhësi Rafet Prekazi për këtë ndeshje në vend të Destan Bajselmanit, Alban Ajdinit dhe Donat Rrudhanit ka ftuar Ramiz Bytyqi, Almir Kryeziu dhe Valmir Veliu.