UEFA ka njoftuar për shortin që do të hidhet të premtën, për raundin preliminar në Ligën e Kampionëve.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë ka publikuar edhe koeficientët për skuadrat e niveleve më të ulëta, ku bëjnë pjesë edhe skuadrat e Kosovës.
Kampionët e katër kombeve të rangut më të ulët në renditjen e koeficientëve të klubeve të asociimit UEFA 2019 (Irlanda Veriore, Kosova, Andorra, San Marino) hyjnë në raundin preliminar, thuhet në njoftimin e UEFA.
“Në përputhje me parimet e përcaktuara nga Komiteti i Konkurrencës së Klubeve më 17 qershor 2020, koeficienti i federatës nacionale përdorët për klubet.
“Shorti i parë përcakton dy gjysmëfinalet; skuadra e parë e tërhequr në secilën vazo do të konsiderohet si skuadër e nominuar vendase. Një short shtesë përcakton se cili fitues i gjysmëfinales do të konsiderohet ekip vendas për finalen”.
“Lista e fundit e klubeve pjesëmarrëse do të konfirmohet dhe do u komunikohet të gjitha palëve më tre gusht.
Çfarë është raundi preliminar?“Raundi preliminar është një mini-turne i përbërë nga gjysmëfinalet e 8 gushtit dhe një finale më 11 gusht, me të gjitha ndeshjet që do të luhen në zona neutrale.“Fituesin e raundin preliminar hyjnë në raundin e parë kualifikues, i cili gjithashtu do të përbëhet nga ndeshjet që zhvillohen më 18 dhe 19 gusht”.Në Kosovë akoma nuk janë zyrtarizuar skuadrat të cilat do të luajnë në Evropë sezonin tjetër. Drita shihet si favorite për një gjë të tillë (Liga e Kampionëve), së bashku me Ballkanin.