Kombëtarja e Kosovës me ndeshjen ndaj Greqisë 1:1, mbaroi rrugëtimin e saj në eliminatoret e Botërorit 2022, ndërsa nesër do të nisë një kapitull i ri.
Dardanët do të mësojë kundërshtarët e grupit për edicionin 2022- 2023 të Ligës së Kombeve, ku nesër në orën 18:00 në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i grupeve.
Ky është viti i tretë që ky kompeticion organizohet dhe siparin do e ngrejë në qershorin e ardhshëm. Ashtu si formatin e vjetshëm, UEFA Nations League do të ndahet në katër liga: A, B, C, D, ku në tri të parat do të kemi nga 16 ekipe të cilat do të ndahen në 4 grupe me nga 4 skuadra.
Të kujtojmë se Kosova është në Ligën C ku janë edhe kombëtaret e forta si: Turqia, Greqia, Sllovakia etj.