Nëse Perez se transferon këtë lojtar, Zidane largohet nga Reali

Zinedine Zidane vendosi të rikthehej në Madrid me një kërkesë të qartë, të nënshkruhej me mesfushorin francez, Paul Pogba.

Mesfushori dëshironte të largohej nga Manchester United, për t’iu bashkuar Zinedine Zidanes te Real Madrid.

Afati kalimtar veror nuk shkoi sipas dëshirës së Zidanes, me Florentino Perez që vendosi të transferonte Luka Joviq në sulm, dhe të mbante në skuadër James Rodriguez dhe Gareth Bale.

Të dy këta të fundit, sot janë pjesë e Real Madridit, por nuk janë duke e ndihmuar Zinedine Zidanen në fushë, me të parin që nuk luan, dhe Bale, që preferon më shumë ndeshjet e golit.

Në verën e vitit 2020, Zidane do të tentojë të afrojë në skuadër sërish bashkëvendësin e tij, që të Manchester United është paraqitur vetëm shtatë ndeshje këtë sezon, të përshkruar me shumë lëndime.

Mediet në Spanjë nuk përjashtojnë mundësinë, që nëse Florentino nuk sjell Pogban në Bernabeu, do t’i duhet të gjejë trajner tjetër, me Zidanen që do të konsideronte largimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *