Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, ka disa muaj që ka ndërruar jetë, por për të vazhdohet të flitet ngjashëm sikur në kohën kur ishte futbollist aktiv.
Hetimi për vdekjen e tij po vazhdon, derisa po përpiqen të përcaktohen rrethanat në të cilat vdiq. Dyshime janë se ai nuk ka pasur trajtim adekuat pas operacionit, derisa ka pretendime se shumëkush e ka synuar pasurinë e tij, gjë e cila edhe ka mundur të shtyjë dike për ta quar kah vdekja Maradonën.
Së fundmi familja zbuloi se cili nga pasardhësit e Diegos ka unazën që ai bleu kur mbërriti në Dinamo Brest, e cilat pas vdekjes së tij mori vlera shtesë.
Trashëgimtarët e tij duan pjesën e tyre, sepse sipas marrëveshjes së pretenduar, unaza duhet të shitet, dhe paratë e marra duhet t’u shpërndahen të te gjithë.
Anëtarët e familjes dyshojnë se ajo është te trashëgimtarja e Maradonës, Gianina, me të cilën Diego ndiqte rregullisht ndeshjet e Bokas në Bombonjera. Sipas disa vlerësimeve, ajo tash vlen gati 300 mijë euro.
Vajza e Maradonës ka ngjallur dyshime se ajo është në rrezik për jetë. “Nëse ata më vrasin, duke kërkuar një unazë që nuk e kam, dijeni se ata janë të gjithë bashkëpunëtorë”, shkroi Gianna Maradona.
Mesazhi i referohej nënës së djalit Diego Fernando, Veronica Ojeda, avokati i saj, por edhe ish bashkëpunëtorëve të Maradonës, kuzhinierit Monona dhe ndihmëses Mackie Camargo.