Sot nga ora 14:00 në Nyon është hedhur shorti i raundit të tretë të Ligës së Konferencës.
Drita në raundin e tretë do të mund të përballet me skuadrën zvicerane, Luzern, shkruan Gazeta Olle.
Por, për të arritur aty, nënkampionët e Kosovës do të kenë punë të vështirë me gjigantin holandez, Feyenoordin.
Bardhekaltrit e zhvillojnë ndeshjen e parë ndaj Feyenoordit të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”.