Nedim Bajrami po kërkohet nga dy klube të mëdha evropiane

Nedim Bajrami është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Empolit.

Futbollisti shqiptar ka cilësi mjaft të mira teknike, çka e bëjnë të dëshiruar për shumë skuadra. 23-vjeçari po lë gjurmët e tij edhe në Serinë A dhe ofertat për të pritet të mos mungojnë, duke marrë parasysh faktin se momentalisht është xhevahiri më i çmuar për Empolin.

Në dyert e klubit italian pritet të trokasin jo vetëm nga Seria A, por edhe nga Gjermania. Sipas asaj që raportohet në Itali, Bajrami ka tërhequr interesin e Lazios, që me shumë mundësi do të hidhet në aksion që në muajin janar.

Ndërkohë mesfushori shqiptar pëlqehet edhe nga Unioni i Berlinit, megjithëse një ofertë e tillë ndoshta nuk do ta bindte Nedim Bajramin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *