Pavarësisht 12 mijë rasteve dhe 250 vdekjeve të shkaktuara nga Coronavirus, në Beograd sapo është luajtur derbi mes Partizanit dhe Crvena Zvezda-s, në një stadium të mbushur plot me tifozë.
Skena me të vërtetë të çmendura ato që vijnë nga Stadion Partizana i Beogradit. Tifozeritë e zjarrta të d ekipeve e kanë përjetuar derbin e Përjetshëm siç bënin kur luhej në kushte normale dhe jo në kushte pandemie.
Për sa i takon rezultatit të ndeshjes, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Serbisë, Partizani ka fituar 1-0 falë një goli të Natcho-s dhe është kualifikuar për në finale ku do të përballet me Vojvodinën.