Sonte klubi nga Suhareka, FC Ballkani, luan ndeshjen e parë në grupet e UEFA Conference Ligë.
Në këtë garë, klubi nga Kosova do të debutojë në stadiumin Fadil Vokrri kundër klubit rumun, Cluj.
Në rast të fitores sonte, Ballkani do të fitojë nga UEFA plot 500 mijë euro, ndërsa nëse barazon do t’i arkëtojë 166 mijë euro. E në rast të humbjes, natyrisht që nuk do të fitojë asnjë cent.
Ballkani është klubi i parë nga Kosova i cili është kualifikuar në fazën e grupeve në ndonjë prej garave evropiane në futboll.
Përvec Cluj, Ballkani ka në grup klubin nga Republika Ceke, Slavia Praha, dhe klubin nga Turqia, Sivasspor.