Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi ka përfunduar në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave të FFK-së pasi fajësoi gjyqtarin kryesor, Genc Nuzën për dy takimet e Malishevës ku ai i gjykoi.
Lidhur me këtë, për Insportin ka folur vet trajneri Thaqi, i cili tha se ky inicim është i pabazuar.
“Mendoj se është e pa bazume, mirëpo unë besoj shpejt do t’i pergjigjem zyrtarisht komisionit për këtë inicim sepse unë nuk e kam akuzu, gjuha që kam përdor ështe gjuhë profesionale, jo me tendencë, jo fyese, duhet të mësohemi të gjithë t’i pranojmë kritikat kur janë profesionale, jo me tendencë”- tha fillimisht Thaqi për Insportin.
“Unë e kam shprehur habinë time lidhur me cilësinë që ka ky refer, se qysh mundet me ba një referim që unë e kam cilesu si të dobët, pa u marrë me epilogun e ndeshjes, sepse ndeshjen me Llapin na e kemi fitu, por mos ndëshkimi me karton të kuq i lojtarit të Llapit, për mua ka qenë e habitshme. E habitshme ka qenë edhe mos dalje në komision i Genc Nuzës për atë lëshim, sikur komisioni për vlerësimin e referëve të kishte marrë masa mas ndeshjes me Llapin, mendoj se Nuza në ndeshjen tjetër kishte me u përgatit më mirë në aspektin psikologjik për me referu ndeshjen tjetër” – shtoi ai.
“Në ndeshjen me Llapin edhe personat që kanë qenë në VAR u dasht me ju nënshtru komisionit” – përfundoi trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi për Insportin.
Më poshtë vendimi i Komisionit:
Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për të inicuar procedurë disiplnore ndaj trajnerit, Arsim Thaqi për shkak të deklaratës së tij.“Inicim disiplinor ndaj: kryetrajnerit të KF”Malisheva”, Arsim Thaqi me nr ID.001203M73. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Malisheva – Gjilani, në prononcimin për media, fajëson gjyqtarin kryesor për të dy ndeshjet që ia ka referuar KF ”Malisheva” në edicionin 2021/2022. Sipas xhirimeve televizive”, thuhet në raportin e lëshuar nga FFK-ja.