Thomas Strakosha është edhe më afër transferimit te Brentfordi.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se portieri shqiptar ka përfunduar testet mjekësore në Londër në mëngjesin e ditës së sotme.
Tani është gjithçka e kryer dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Kontrata është gati gjithashtu.
Thomas Strakosha has completed medical in London with Brentford in the morning and he’s now set to be unveiled as their new signing. ??? #BrentfordFC
Contract almost ready, he will follow Hickey and Keane Lewis Potter as new Brentford player.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 11, 2022
Kështu, Strakosha do të bëhet përforcimi i radhës i Brentfordit, pas Aaron Hickey dhe Keane Lewis Potter.
“The Athletic” raportoi më herët se gardiani i Kombëtares shqiptare do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me klubin nga Premierliga.
27-vjeçari do t’i bashkohet Brentfordit si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Lazion skadoi më 30 qershor.GE