Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron në kryeqytetin austriak, në Vjenë.
Ademi po qëndron në Vjenë për punimet e Kongresit të 46-të të UEFA-s, i cili do të mbahet nesër.
I pari i shtëpisë së futbollit të Kosovës ka publikuar fotografi i shoqëruar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini dhe anëtarja e KE të FSHF-së, Anila Basha.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Së bashku me miqtë e mi presidentin Armand Duka, presidentin Muamed Sejdini dhe anëtaren e KE të FSHF-së, Anila Basha, po qëndrojmë në Vjenë për punimet e Kongresit të 46-të të UEFA-s, i cili do të mbahet nesër.
Paraprakisht sot është mbajtur mbledhja e KE të UEFA-s, në të cilën mori pjesë presidenti Duka, e ku u morën disa vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit evropian.
Ndër të tjera në këtë takim u miratua orari i ndeshjeve të turneut final për Euro 2024 në Gjermani, pastaj u miratua formatimi i Ligës së Kampionëve nga viti 2024, si dhe u vendos që finalja e Ligës së Konferencës në vitin 2023 të mbahet në “Eden Arena” në Pragë.
#BashkëPërFutbollin.