Në prag të finales së Champions-it, Ademi takon Florentino Perez-in dhe Hans-Joachim Watzke

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është duke qëndruar në Londër për finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet Real Madridi me Borussia Dortmundin.

Ademi ka shfrytëzuar rastin që të takohet me dy presidentët e këtyre dy klubeve që do të ballafaqohen në finalen e madhe.

“Një natë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund vs Real Madrid, me dy presidentët Florentino Perez legjendar dhe Hans-Joachim Watzke”, shkroi Ademi.

Finalja mes Real Madridit dhe Dortmundit do të zhvillohet këtë të shtunë, duke nisur nga ora 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *