Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy miqësoret që zhvillohen në Antali, ndaj Guinesë dhe ndaj Gambisë.
Për dallim nga dy miqësoret e para kundër San Marinos dhe Maltës, në dy miqësoret e tjera të qershorit të cilat zhvillohen në Antalia të Turqisë, përzgjedhësi Challandes ka ftuar futbollistë të rinj që shihen si potencial për ekipin kombëtar.
Në këtë listë, vërehet një numër i madh i futbollistëve të ftuar nga Superliga e Kosovës, shkruan GE.
Gjithsej 10 lojtarë janë të ftuar prej Superligës së Kosovës në këto ndeshje nga 22 gjithsej sa kanë marrë ftesë. Pesë nga Ballkani, katër nga Prishtina dhe një nga Trepça’89.
Bajram Jashanica (Ballkani), Gledi Mici (Prishtina), Endrit Krasniqi (Prishtina), Blend Baftiu (Ballkani), Arbër Hoxha (Ballkani), Muharrem Jashari (Trepça’89), Leonit Abazi (Prishtina), Armend Thaqi (Ballkani), Lumbardh Dellova (Prishtina), Mirlind Daku (Ballkani) janë futbollistët e ftuar për këto ndeshje nga Superliga e Kosovës.