“Raketa”, siç njihet ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica në Gjermani, ka qenë heroi i ekipit gjerman edhe përgjatë këtij sezoni.
Por, kriza që e ka kapur skuadrën e tij ka bërë që ata të jenë në rrezik për rënie nga liga.
Kur kanë kaluar 2 muaj që s’janë zhvilluar ndeshje shkaku i koronavirusit, faqja zyrtare e Bundesligës në rrjetin social Instagram e ka kujtuar supergolin e vushtrriasit në ndeshjen kundër Augsburgut sezonin e kaluar.
Në fitoren 4:0 të Werder Bremenit kundër Augsburgut, të zhvilluar në stadiumin “Weserstadion” më 10 shkurt vitit 2019, ylli kosovar Milot Rashica kishte shkëlqyer me dy gola, në minutën e pestë dhe të 28-të.
“Kundërsulmi, shtirja, goditja – ka kaq shumë gjëra për t’u adhuruar nga ky gol i bukur në Bundesliga nga Milot Rashica i Werder Bremenit”, shkroi mbi video e publikuar faqja e Bundesligës.