Në kërkim të Superligës, Dardana bën dy përforcime tejet cilësore

Dardana është njëra nga skuadrat që është përforcuar mjaft shumë në këtë afat kalimtar dimëror.

Klubi kamenicas së fundmi ka bërë dy përforcime tejet cilësore.

Dardana ka arritur marrëveshje me dy futbollistët që luajtën në Superligë në stinorin vjeshtor, Sunaj Hasan dhe Ardian Shaljani.

Hasan ishte pjesë e Arbërisë së Dobrajës, kurse Shaljani ka qenë te Drenica.

Ndryshe, Dardana bën gara në Ligën e Parë dhe në edicionin e ardhshëm synon të jetë pjesë e Superligës.

https://www.facebook.com/941605889243092/posts/4800208163382826?sfns=mo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *