Adnan Januzajt mund të jetë në vitin e fundit me skuadrën e Real Sociedad, sepse ajo skadon me 30 qershor.
Sulmuesi me origjinë shqiptare ka treguar paraqitje të mira, atje ku ka siguruar ftesën e Belgjikës për ndeshjet e marsit, përcjell GazetaBlic Sport.
Duke folur në konferencën për mediet nga grumbullimi, Januzaj theksoi se për të ardhmen duhet të flasë njëherë me agjentin e tij Mino Raiolën dhe nuk do dëshironte të deklaronte asgjë pa e diskutuar me të.
Ai ka qenë nën monitorimin e Napolit dhe mund të jetë futbollist i ri i kësaj skuadre.
“Nuk kam folur me Mertens, jam i fokusuar te Real Sociedad. Njerëzit flasin. Unë e di mirë situatën time, vendimet që do të marr më shqetësojnë mua, familjen time dhe Mino Raiolën. Mino është shumë kërkues, kam disa vite që punoj me të dhe flasim shumë.”-tha ai.