Skuadra e Rahovecit është kualifikuar në gjysmëfinale të turneut “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll që nisi të mërkurën në Suharekë.
Në ndeshjen e parë çerekfinale, Rahoveci triumfoi ndaj skuadrës së Trepçës me rezultatin e gushtë 66:64.
Isaiah Traylor ishte më efikasi te Rahoveci me 18 pikë të shënuara derisa me lojë të mirë u veçuan edhe Altin Morina e Arian Qallaku.
Morina ndeshjen e mbylli me 16 pikë të shënuara derisa Qallaku shtoi 15 sosh.
Te Trepça, Drilon Hajrizi ishte më i dalluari me “double-double” prej 23 pikëve e 12 kërcimeve por që nuk mjaftoi për të vazhduar tutje në Kupën e Kosovës.
Rahoveci në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e çerekfinales së dytë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit.