Ndryshon tabela pas fitorës së Dritës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Ipko Superligë.

Feronikeli ka shënuar fitore ndaj Vushtrrisë me rezultatin 3:1 në ‘Rexhep Rexhepi’.

Kurse, fitore ka arritur edhe Drita, të cilët mposhtën 1:0, Flamurtarin e Prishtinës.

Me fitore, Drita tashmë është bërë lider së paku deri nesër, kur luan Ballkani ndaj Drenicës.

Ndërsa, Feronikeli ka arritur tashmë të dalë mbi Llapin, por me pikë të njëjta, dhe me dallimin e vetëm, goldiferencën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *