Ndryshon data e finales së Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit

Ka ndryshuar data e finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Finalja e madhe do të luhet mes Prishtinës dhe Llapit, dy skuadrat që kanë siguruar një biletë për finale dhe synojnë fitimin e trofeut.

FFK e kishte paraparë që finalja të luhet më 14 maj, por data ka ndryshuar.

Tanimë dy skuadrat, si Llapi ashtu edhe Prishtina kanë informuar adhuruesit e tyre se ndeshja finale është shtyrë për një javë dhe do të luhet më 21 maj.

Finalja mes Prishtinës dhe Llapit luhet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *