Ndryshoi fanellën në pushimin e pjesës së parë, tifozët prisnin nga Ronaldon që të shënonte het-trik ndaj Belgjikës

Cristiano Ronaldo çfarëdo që bën merr vëmendjen e të gjithë, derisa ashtu ndodhi edhe në takimin ndaj Belgjikës.

Ylli i Juventusti nuk arriti ta kualifikonte Portugalinë në çerekfinale të Euro 2020, pasi u eliminuan nga belgët me rezultat 1-0.

Lojtari 36-vjeçar ishte afër të shënonte gol në pjesë të parë, por gjuajtjen e lirë të tij, e ndaloi Thibaut Courtois.

Tifozët e Portugalisë besonin se ky ndryshim i fanellës do të bënte që Ronaldo të shënonte het-trik, mirëpo kjo gjë nuk ndodhi.

Edhe pse e sulmuan deri në fund Belgjikën, kampioni në fuqi u eliminua në fund me golin e vetëm të Hazard.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *