Ndeshja mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit ka dhuruar spektakël.
Barcelona ishte nikoqir i kampionit në fuqi të Francës, Paris Saint-Germainit në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar në “Camp Nou” i takoi skuadrës së Mauricio Pochettinos me rezultat bindës, 1:4.
Njeriu i ndeshjes ishte Kylian Mbappe i PSG-së, i cili shënoi sonte tre gola.
Ndonëse 22-vjeçar, shifrat e Mbappes në karrierën e tij të deritashme janë të jashtëzkonshme.
Ai është vetëm futbollisti i tretë që i shënon tregolësh Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Tashmë, ai ka realizuar 24 gola në Ligën e Kampionëve.
Në një moshë si të Mbappes, Cristiano Ronaldo nuk kishte shënuar asnjë.