Ndodh për herë të parë, Tuchel vendos REKORDIN HISTORIK me Chelsean!

Shkarkimi i Frank Lampard dhe emërimi i Tomas Tuchel si trajner, ka qenë një nga vendimet më të mira që ka marrë kryesia e Chelseat prej kohësh. Ardhja e gjermanit në stol ka ndryshuar rrënjësisht sezonin dhe nga vendi i nëntë në kampionat, Blutë pozicionohen të katërtit tani.

Përveç kësaj, Chelsea shihej si ekip më i dobët nga Atletico Madrid në përballjen e Championsit, por ardhja e Tuchel ndryshoi gjithçka dhe londinezët triumfuan në të dy përballjet ndaj spanjollëve, madje duke mos pësuar asnjë gol.

Pikërisht kjo është edhe arma sekrete e Tuchel. Trajneri gjerman ka vendosur një rekord historik që ndodh për herë të parë me një ekip të Premier League. Chelsea, nën drejtimin e Tuchel është ndëshkuar nga vetëm 1 lojtar dhe ai është Minamino, i cili mposhti Mendy në përballjen ndaj Southampton.

Në 13 ndeshjet e para të trajnerit të ri, vetëm 1 lojtar ka arritur t’i shënojë Chelseat dhe ky është një rekord historik. Në fakt, blutë kanë pësuar 2 gola në këto 13 ndeshje, por goli tjetër ka si autor Rudiger, që për fat të keq shënoi në portën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *