Ndodh në Serie A, menjëherë pas humbjes, skuadra rinovon me trajnerin

Ndodh rrallë në Itali që të humbasësh një ndeshje dhe pas përfundimit të saj të marrësh vesh që klubi ka vendosur të rinovojë kontratën.

Një gjë e tillë i ka ndodhur Eusebio Di Francesco, trajnerit të Cagliarit. Skuadra sarde humbi 1-0 në fushën e Genoas ditën e djeshme.

Pas ndeshjes, presidenti i Cagliarit, Edoardo Giulini bëri publik rinovimin me trajnerin deri në verën e vitit 2023. 51-vjeçari mori drejtimin e ishullorëve gushtin e vitit të kaluar.

Cagliari renditet në vend të tretë nga fundi dhe po lufton për mbijetesën. Pavarësisht gjendjes së vështirë, drejtuesit kanë konfirmuar besimin maksimal kundrejt trajnerit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *