Ndodh në Kolumbi, vritet presidenti i Tigres pas disfatës ndaj Atleticos

Presidenti i ekipit kolumbian Tigres FC, skuadër që luan në ligën e dytë të Kolumbisë është vrarë pas humbjes së kësaj skuadre të shtunën.

Edgar Paez Cortes, 63 vjeç, u vra teksa po kthehej në shtëpinë e tij pas një ndeshje të ligës kundër Atletico FC.

Mediat lokale raportuan, sipas “Reuters” , se Paez u vra nga dy burra në një motoçikletë afër stadiumit pas humbjes 3-2.

Gjithashtu është raportuar se në makinë ka qenë edhe vajza e tij, e cila ka shpëtuar pa lëndime.

“Familja Tigres dhe komuniteti sportiv janë të shkatërruar nga kjo ngjarje. Edgar ishte një pronar i pasionuar i futbollit dhe një lider shembullor. Përkushtimi i tij ndaj ekipit dhe përkushtimi i tij për zhvillimin e sportit në rajonin tonë la një gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë ata që kishin privilegjin ta njihnin.”, thuhet në komunikatën e klubit.

Klubet në të gjithë futbollin kolumbian do të mbajnë një minutë heshtje si shenjë respekti për Paez në dy raundet e ardhshme të ndeshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *